Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Von nuk heq dorë nga ëndrra/ Kampionia e madhe amerikane tenton të garojë në Olimpiadë

schedule13:18 - 4 Shkurt, 2026

schedule 13:18 - 4 Shkurt, 2026

Legjendat janë gatuar pikërisht nga brum i tillë. Lindsi Von e kishte të siguruar vendin në historinë e sportit si një nga mbretëreshat më të mëdha të skive alpine për të gjitha kohët, por lavdia e saj pritet të rritet edhe më shumë.

Kampionia e dikurshme olimpike amerikane ka vendosur të sfidojë fatin dhe dëmtimin e rëndë dhe të marrë pjesë në Lojrat Olimpike në Milano dhe Kortina d’Ampeco, që nisin në këtë 6 shkurt.

Në moshën 41-vjeçare, ajo synon të garojë në Olimpiadën e pestë në karrierë, që do të ishte një rekord absolut I këtij sporti.



Kampionia e madhe u dëmtua pak ditë më parë dhe u dërgua në spital, dhe pranoi se ka këputur ligamentin kryq të gjurit, një nga lëndimet më të mëdha të sportit.

Gjithsesi, duke I ngjarë një Lebron Xhejmsi që është po 41 vjeç, apo një Kristiano Ronaldo që ka 40 vite mbi supe, edhe Von nuk heq dorë nga lavdia, ndonëse kuptohet këtë herë është thjesht për të marrë pjesë, jo për medalje.

Lindsi Von ka fituar një medalje të artë olimpike dhe dy bronzi, është shpallur dy herë kampione e botës, tri herë nënkampione dhe tri herë ka qenë medaliste e bronzit.

Ajo është skiatorja e dytë alpine për numrin e fitoreve në histori me 84, e lënë pas vetëm nga legjenda tjetër amerikane, Mikaela Shifrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!