Von der Leyen viziton të mërkurën Kosovën

schedule10:34 - 15 Tetor, 2025

schedule 10:34 - 15 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë vizitë në Kosovë të mërkurën.

Von der Leyen do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti nga ora 14:05 në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Policia gjithashtu ka njoftuar se gjatë vizitës së Von der Leyen në Kosovë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Vizitën treditore në rajon presidentja e KE e nisi në Tiranë, ndërsa do ta përfundojë në Shkup.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!