Von der Leyen, thirrje globale për të ndihmuar refugjatët

schedule11:21 - 7 Prill, 2022

schedule 11:21 - 7 Prill, 2022

“Pa asnjë siguri për përfundimin e konfliktit, është e rëndësishme të mobilizojmë të gjitha përpjekjet tona për të ndihmuar refugjatët dhe personat që janë larguar për shkak të luftës”.

Kështu ka deklaruar presidetja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, në Sofje, sipas la repubblica.

“Ju e dini që tashmë mund të përdorni fondet europiane, për të mbuluar shpenzimet e refugjatëve. Por ekziston një tjetër hap që ne kemi ndërmarrë për të ndihmuar refugjatët. Bëhet fjalë për “Stand Up For Ukraine”, mbledhja online e fondeve, që do të nisë të shtunën në Varshavë.

Ne duam të ndihmojmë ukrainasit brenda dhe jashtë vendit”, tha von der Leyen.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!