Von der Leyen: Të vendoset një tavan për çmimin e energjisë

schedule11:33 - 1 Shtator, 2022

schedule 11:33 - 1 Shtator, 2022

Ursula von der Leyen do të paraqesë propozimet e Komisionit Europian për të kufizuar çmimet e energjisë në një fjalim më 14 shtator.

“Von der Leyen, do ta paraqesë planet më në detaje më 14 shtator,” tha Mechtild Versdorfer, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Energjisë të Komisionit.

Me krizën energjetike që ka pllakosur Europën, duke detyruar vende si Gjermania dhe Franca të marrin masa të paprecedenta për të reduktuar konsumin, familjet po përballen me fatura të papërballueshme dhe inflacionin galopant.

Pavarësisht se komisioni pas disa muajsh dhe pavarësisht paralajmërimeve se duhej të kishte ndërhyrë më herët, më në fund vendosi të merrte iniciativat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!