Von der Leyen takohet me Begajn, presidenti: Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt BE

schedule16:44 - 15 Tetor, 2023

schedule 16:44 - 15 Tetor, 2023

Një ditë para Samitit të Procesit të Berlinit që do të organizohet në kryeqytetin shqiptar.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Presidencë. Ka qene presidenti Bajram Begaj që e ka pritur, ku së bashku do të kenë dhe një takim.

Menjëherë pas takimit, Presidenti ka deklaruar se ka besim se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës.

“Prita sot Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Besimplotë se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës.

Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Begaj.

Ndërsa më pas, Von der Leyen do të takoj kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, për samitin e së hënës në Tiranë kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe liderë të tjerë të vendeve të Bashkimit Europian si Kancelari Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron dhe udhëheqës të vendeve të Ballkanit perëndimor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!