Von der Leyen takim me Rishi Sunak, BE: Arrihet marrëveshja për Protokollin e Irlandës së Veriut

schedule15:38 - 27 Shkurt, 2023

schedule 15:38 - 27 Shkurt, 2023

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der ka mbërritur sot në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është takuar me kryeministrin britanik Rishi Sunak për të zgjidhur një “gamë sfidash komplekse” rreth Protokollit të Irlandës së Veriut.

Ndërkohë sipas burimeve për BBC-në, një marrëveshje është arritur.

Sunak dhe Von der Leyen pritet të mbajnë një konferencë të shkurtër të përbashkët për shtyp.

Çfarë është Protokolli i Irlandës së Veriut?

Protokolli i Irlandës së Veriut është një marrëveshje tregtare, e negociuar gjatë bisedimeve të Brexit. Ai lejon që mallrat të transportohen përtej kufirit tokësor irlandez pa pasur nevojë për kontrolle.

Para Brexit, ishte e lehtë të transportoheshin mallra përtej këtij kufiri, sepse të dyja palët ndiqnin të njëjtat rregulla të BE-së. Pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar, nevojiteshin marrëveshje të veçanta tregtare, sepse Irlanda e Veriut ka një kufi tokësor me Republikën e Irlandës, e cila është pjesë e BE-së.

BE-ja ka rregulla strikte ushqimore dhe kërkon kontrolle kufitare kur disa mallra, si qumështi dhe vezët, mbërrijnë nga vende jo anëtare të BE-së.

Kufiri tokësor është një çështje e ndjeshme për shkak të historisë së trazuar politike të Irlandës së Veriut.  Mbretëria e Bashkuar dhe BE ranë dakord se mbrojtja e marrëveshjes me Irlandën e Veriut, ishte një prioritet absolut.

Pra, të dyja palët nënshkruan Protokollin e Irlandës së Veriut si pjesë e marrëveshjes së tërheqjes së Brexit. Në negociatat e tërheqjes, çështja e kufirit irlandez ishte një nga tre fushat që kërkonte një rrymë të dedikuar negociatash në mënyrë që të arrihet marrëveshja e tërheqjes që kërkohet përpara se të bihet dakord për marrëdhëniet e ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së pas daljes së Britanisë nga unioni evropian.

Qeveritë irlandeze dhe të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe përfaqësuesit e BE-së, kanë deklaruar se nuk dëshirojnë një kufi të vështirë në Irlandë, duke marrë parasysh “ndjeshmëritë” historike dhe sociale që përshkojnë ishullin.

Pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian më 31 janar 2020, ky kufi është gjithashtu kufiri midis BE-së dhe një vendi të jashtëm. Protokolli i Irlandës së Veriut i marrëveshjes së tërheqjes së Brexit angazhon Mbretërinë e Bashkuar dhe BE për të mbajtur një kufi të hapur në Irlandë, në mënyrë që (në shumë aspekte) kufiri de fakto të jetë kufiri i detit irlandez midis dy ishujve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!