Von der Leyen: Rusia duhet të paguajë për krimet e luftës

schedule20:43 - 6 Qershor, 2023

schedule 20:43 - 6 Qershor, 2023

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha se “Rusia duhet të paguajë për krimet e luftës të kryera në Ukrainë”.

Ajo thotë gjithashtu se shkatërrimi i digës Nova Kahovka është një sulm i egër ndaj infrastrukturës urbane që rrezikon mijëra njerëz në rajonin Kherson.

Presidentja gjithashtu konfirmon se BE-ja ka përkushtuar mekanizmin e saj të mbrojtjes civile, i cili do të “shpërndajë me shpejtësi” pompat e ujit, stacionet e lëvizshme të pastrimit të ujit dhe varkat për ata që janë prekur pas shpërthimit së digës.

Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për shembjen e digës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!