Presidentja e Komisionit Evropian e ka përsëritur qëndrimin e saj në lidhje me negociatat e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Në një postim të bërë sot në llogarinë e saj në Twitter, shefja e KE-së përsërit atë që tha gjatë fjalimit që mbajti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, sa i përket gjuhës maqedonase.
“Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Ne e respektojmë këtë plotësisht”, shkruan Von der Leyen bashkë me videon nga fjalimi i saj i djeshëm në Kuvendin e RMV-së.
Presidentja e KE-së u shpreh të enjten para ligjvënësve të se Maqedonia e Veriut ka mundësi të veçantë për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së. /abcnews.al/
There can be no doubt that the Macedonian language is your language. We fully respect that. https://t.co/YcFx63cBJZ
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 15, 2022