Von Der Leyen pas takimit me Ramën: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, përparim në Reformën në Drejtësi

schedule09:37 - 28 Shtator, 2021

schedule 09:37 - 28 Shtator, 2021

Pas takimit me kryeministri Edi Rama presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka dhënë një mesazh të qartë për integrimin e Shqipërisë në BE. Ajo shkruan në një status në rrjetet sociale se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe KE i qëndron këtij angazhimi.

Von Der Leyen shton se Shqipëria e ka bërë të qartë këtë gjë me përparimin në Reformën në Drejtësi dhe tani i takon Bashkimit Europian të bëjë pjesën e tij.

Lexo edhe: Rama pret me ceremoni shtetërore Von der Leyen

“E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria e ka bërë të qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë të njëjtën gjë”, shkruan ajo.

Ursula Von Der Leyen mbërriti në Shqipëri rreth orës 09:00. Pas Ramës, ajo do të ketë një takim në presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!