Von der Leyen: Paketa e fundit e sanksioneve do të synojë ushtrinë ruse

schedule15:05 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 15:05 - 16 Dhjetor, 2022

Bashkimi Europian tha se paketa e fundit e sanksioneve do të synojë ushtrinë ruse, si dhe njerëzit dhe grupet, sipas mediave të huaja.

Valdis Dombrovskis, një nënkryetar i Komisionit Europian, tha se paketa do të sanksiononte 168 entitete, kompani ose organizata shtetërore, si dhe rreth dy duzina individësh.

Paketa e nëntë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë u miratua nga krerët e BE-së në një samit të enjten. Ursula von der Leyen tha se paketa do të përfshijë gjithashtu “teknologjinë, ekonominë dhe mediat.”

Ajo propozoi gjithashtu ndalimin e eksporteve eksportet të motorëve të dronëve në Rusi dhe eksportin në çdo vend të tretë, si Irani, i cili mund të furnizojë me drone Rusinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!