Von der Leyen: Nëse të gjithë do të kishin dozën të tretë në BE, do shmangeshin 1 milion shtrime në spital

schedule10:19 - 28 Janar, 2022

schedule 10:19 - 28 Janar, 2022

Rreth një milion shtrime në spital në vendet e BE mund të shmangen nëse të gjithë ata që janë vaksinuar për Covid do të marrin një dozë përforcuese, tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

“Sot po arrijmë një moment historik në fushatat e vaksinimit. Më shumë se gjysma e të rriturve në BE kanë marrë dozën për Covid. 82% e të rriturve në BE janë vaksinuar. Kjo është diçka e mirë. Por sigurisht që duhet të bëjmë më shumë. “Ata që munden duhet të vaksinohen dhe të marrin dozën përforcuese”, tha ajo në një video-mesazh në Twitter. /abcnews.al