Von der Leyen: Moska duhet të vërtetojë pretendimet se ka tërhequr trupat ushtarakë nga kufiri me Ukrainën

schedule12:14 - 17 Shkurt, 2022

schedule 12:14 - 17 Shkurt, 2022

Presidentja e Komisionit Europian ka deklaruar se BE-ja duhet të jetë vigjilente derisa Moska të vërtetojë fjalët e saj. Ursula von der Leyen tha:”Ne kemi dëgjuar pretendime nga Rusia për tërheqjen e trupave, por nuk kemi parë asnjë provë deri më tani të de-përshkallëzimit të situatës”.

“Përkundrazi, trupat ushtarakë janë ende aty,” theksoi von der Leyen.

Komentet e saj, vijnë përpara takimit me kryeministrin çek Petr Fiala, të cilat i kanë bërë jehonë shqetësimeve të ngjashme  nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar se Rusia po vazhdon të vendosë trupa në kufi me Ukrainën.

Presidentja e BE-së ka theksuar se ekziston  ende një rrugë drejt një zgjidhjeje diplomatike me Moskën, por deri atëherë duhet të tregohemi vigjilentë.

“Ne shpresojmë për më të mirën, por jemi të përgatitur edhe për më të keqen”, tha ajo

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!