Von der Leyen: Mezi presim të bashkëpunojmë me Sunak

schedule08:27 - 27 Tetor, 2022

schedule 08:27 - 27 Tetor, 2022

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha të mërkurën se ajo zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Britanisë Rishi Sunak dhe se Brukseli është i “etur” të punojë me Londrën për çështje të tilla si konflikti i Rusisë me Ukrainën dhe ndryshimet klimatike.

BE po punon për të gjetur zgjidhje sipas Protokollit për Irlandën dhe Irlandën e Veriut që do të ofrojnë “stabilitet dhe parashikueshmëri”, shtoi von der Leyen në një mesazh në Tëitter.

“Kryeministri dhe von der Leyen presin me padurim të takohen së shpejti”, thuhet në njoftimin për shtyp, duke mos dhënë detaje se kur dhe ku do të zhvillohet takimi i tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!