Von der Leyen kundër Rusisë: Putin më mirë e djeg gazin natyror, sesa ia shet Europës

schedule11:15 - 15 Nëntor, 2022

schedule 11:15 - 15 Nëntor, 2022

Rusia vazhdon të përdorë gazin natyror si armë, edhe nëse kjo nënkupton shkatërrimin e tij në vend që ta shesë atë,  tha në një deklaratë sot presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Moska ndërpreu furnizimin me gaz të BE-së në fillim të këtij viti si hakmarrje për sanksionet e vendosura nga blloku për pushtimin e Ukrainës.

“Rusia po djeg gazin e saj në vend që ta shesë atë, ” tha von der Leyen. Sjellja e Rusisë po krijon gjithashtu mungesa në tregun global të energjisë, duke çuar në rritjen e çmimeve”, shtoi ajo.

Për këtë arsye, BE-ja mbështet vendosjen e një kufiri për çmimin e naftës, duke shpjeguar se nga kjo do të përfitojnë edhe vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Por përgjigja jonë më e mirë ndaj kësaj situate është përshpejtimi i tranzicionit drejt formave të pastra të energjisë”, theksoi von der Leyen. Kjo është e vetmja përgjigje për krizën klimatike dhe atë të energjisë, e cila gjithashtu ofron mundësi të mëdha për rajone të tjera të planetit.

Europa do të investojë të paktën 4 miliardë euro në burime të rinovueshme të energjisë si hidrogjeni gjatë pesë viteve të ardhshme. Kjo do të nxisë edhe investime masive private, theksoi ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!