Von der Leyen: Kolegji i Evropës, një ide e shkëlqyer e Ramës, ja ku jemi pas dy vitesh. Shqipëria në rrugën e duhur për në BE

schedule16:31 - 23 Tetor, 2024

schedule 16:31 - 23 Tetor, 2024

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Kolegji i Europës ishte një ide e shkëlqyer e kryeministrit Edi Rama dhe pas dy vitesh u bë realitet për të rinjtë që duan të studiojnë për integrimin.

Sipas Von der Leyen, Shqipëria është në rrugën e duhur për në Bashkimin Europian.

“Ju patët këtë ide i dashur Edi, ide të shkëlqyer vetëm përpara dy vjetësh dhe ne sigurisht dëshironim që ta bënim realitet, ishte një ide fantastike dhe ja ku jemi dy vite më vonë.

Ne zyrtarisht do të hapim vitin akademik për grupin e parë të studentëve të Kolegjit të Europës në Tiranë. Dhe në fakt me zor prej të takoj këta të rinj të cilët po studiojnë të drejtën Europiane dhe integrimin Europian këtu në tiranë.

Këta të rinj janë udhëheqësit e ardhshëm e Evropës, pra kjo do të thotë që e ardhmja  e Evropës po formësohet pikërisht këtu në Tiranë, me këtë kolegj dhe me këta të rinj. Gjëja e fundit që dëshiroj të them është edhe një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë dhe në fakt, ndryshe nga të tjerat, sepse sivjet, këtë verë pra Shqipëria si edhe disa shtete të tjera evropiane, anëtare evropiane, u desh që të përballej me zjarret. Janë këto fatkeqësi natyrore të cilat po ndodhin gjithnjë e më shpesh në kontinentin tonë.

Ne e dimë që fatkeqësisht ky është realiteti i vështirë i ndryshimeve klimaterike, por ama këtë realitet të këtyre ndryshimeve ne po e  luftojmë me pasurinë më të madhe që kemi, solidaritetin evropian. Për këtë arsye, partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor, u kemi dhënë të njëjtat masa solidariteti që ne përdorim brenda për brenda Bashkimit Europian. Kjo do të thotë që 4 herë gjatë verës ne aktivizuam mekanizmin e mbrojtjes civile, që do të thotë mobilizuam avionë për të  luftuar zjarret nga Greqia, Rumania, Italia  sepse në fund të fundit ja se ç’do të thotë të jesh fqinji ynë, partneri ynë dhe shteti i ardhshëm anëtar në BE për Shqipërinë dhe kjo duhet ndjerë.

Prandaj, i dashur Edi, Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Faleminderit shumë për punën tuaj të madhe, për angazhimin tuaj, për miqësinë tuaj”, tha ajo./abcnews.al