Kina ka një “përgjegjësi të veçantë” për të mbështetur paqen ndërkombëtare dhe për të mos “minuar” sanksionet kundër Rusisë, tha të mërkurën Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyenm sipas CNN.
Gjatë një fjalimi në Bruksel, von der Leyen tha se Bashkimi Europian pret që “pjesa tjetër e botës të mbajë një qëndrim të qartë kundër luftës së Putinit”. Ajo shtoi se blloku i ka dërguar një mesazh Kinës duke bërë thirrje që sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga BE të respektohen, ose të paktën, të mos anashkalohen dhe minohen.
“Si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina ka një përgjegjësi të veçantë për të mbështetur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,” u tha von der Leyen ligjvënësve të BE-së.
Ajo paralajmëroi se “lufta që ka nisur Rusia” “nuk është e kufizuar në Europë” dhe do të përcaktojë se si do të trajtohen shkeljet e ligjit ndërkombëtar në të ardhmen.
“Kina duhet të mbajë një qëndrim të qartë për këtë”, shtoi ajo.
Von der Leyen tha të mërkurën se BE do të vendoste sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë. Njoftimi erdhi një ditë pasi BE zbuloi planet e saj për të miratuar një paketë të pestë sanksionesh, duke përfshirë ndalimin e importit të qymyrit.
/abcnews.al