Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë një konferencë për shtyp tha se deri në fund të javës domethënë në fund të tremujorit të dytë, 422 milion doza të vaksinave do të shpërndahen në vendet anëtare të BE-së.
Our ?? vaccination strategy is delivering, with 60% of adults in the EU having received at least one dose.
But we need to remain vigilant, as variants spread rapidly.
Full vaccination protects against variants, so we need to speed up vaccination even more. https://t.co/T1R3Qtt2oM— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 25, 2021
Gjithashtu ajo deklaroi se gjatë së njëjtës periudhë, 60% e të rriturve do të kenë marrë të paktën një dozë, ndërsa 40% do të vaksinohen plotësisht. Gjatë konferencës për shtyp, Presidentja e Komisionit Europian theksoi se vendet nuk kishin përjetuar një pandemi në të kaluarën, dhe nuk kishin mjetet e duhura kështu të gjitha vendimet dhe masat ishin të nevojshme.
Ajo gjithashtu foli për planet kombëtare të rimëkëmbjes së shteteve anëtare, duke theksuar se vendet synojnë investime dhe reforma, transformimin digjital dhe ekonominë e gjelbër, por edhe politikën sociale./abcnews.al