Von der Leyen: BE të mbajë një qëndrim të përbashkët dhe koherent ndaj Kinës

schedule21:50 - 18 Prill, 2023

schedule 21:50 - 18 Prill, 2023

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje sot Bashkimit Evropian që të mbajë një qëndrim të përbashkët dhe koherent ndaj Kinës.

Von der Leyen u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian në Strasburg se BE-ja duhet të diversifikohet më qartë nga Kina dhe të përdorë më mirë instrumentet e saj të mbrojtjes tregtare.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe von der Leyen vizituan Pekinin në fillim të këtij muaji. Macron tha se BE nuk duhet të bëhet një “vasal” në konfliktin SHBA-Kinë.

Komentet e Macron ndezën zemërim dhe konfuzion midis partnerëve të BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!