Von der Leyen: BE pritet të miratojë paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë

schedule11:23 - 24 Nëntor, 2022

schedule 11:23 - 24 Nëntor, 2022

Bashkimi Europian pritet të miratojë paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë në përgjigje të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, tha shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Finlandë, sipas The Guardian.

Ne po punojmë shumë për të goditur Rusinë, aty ku i dhemb më shumë, për të zbehur kapacitetin e saj kundër Ukrainës. Dhe mund të them se po punojmë me shpejtësi për një paketë të 9-të të sanksioneve”, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp.

Dhe kam besim se shumë shpejt do të miratojmë vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës, së bashku me G7 dhe partnerë të tjerë. Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të fitojë mbi Putinin dhe të marrë fund lufta e tij  e paligjshme dhe barbare”, tha ajo.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!