Von der Leyen: BE mund të zëvendësojë importet ruse të LNG-së me ato nga SHBA

schedule17:48 - 8 Nëntor, 2024

schedule 17:48 - 8 Nëntor, 2024

Bashkimi Evropian mund të konsiderojë zëvendësimin e importeve të gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) me importe të LNG nga Shtetet e Bashkuara, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ne ende marrim shumë LNG nga Rusia, kështu që pse të mos e zëvendësojmë atë me LNG amerikan, i cili është më i lirë për ne dhe ul çmimet tona të energjisë,” tha von der Leyen.

Presidentja e Komisionit tha se qasja e BE-së ndaj politikave tregtare që do të zbatohen nga Donald Trump kur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në janar do të jetë angazhimi, ballafaqimi me interesat e përbashkëta dhe negociatat.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!