Von der Leyen: Asgjë nuk justifikon bombardimin e spitalit plot me civilë në Gaza

schedule10:38 - 18 Tetor, 2023

schedule 10:38 - 18 Tetor, 2023

“Asgjë nuk mund të justifikojë bombardimin e një spitali plot me civilë”, tha sot presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, duke denoncuar skenat të tmerrshme që pasuan një sulm vdekjeprurës në ambientet e spitalit në Gaza.

“Duhet të ketë një hetim të plotë të fakteve dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi,” shtoi Ursula von der Leyen, duke folur në Parlamentin Europian në Strasburg.

Lëvizja islamike palestineze Hamas akuzoi Izraelin për goditjen e spitalit, ndërsa ushtria izraelite ia atribuoi sulmin dështimit të një rakete nga grupi Palestinez Xhihadi Islamik.

/abcnews.al