Von Cramon: Në raport kemi shprehur përkrahjen për aplikimin e Kosovës në KiE, por jo edhe në BE

schedule15:17 - 6 Korrik, 2022

schedule 15:17 - 6 Korrik, 2022

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një konferencë për media ka folur për raportin për Kosovën. Ajo ka thënë se në raport kanë përkrahur aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës por jo edhe aplikimin për anëtarësim në BE, raporton Gazeta Express.

“Ne kemi përfshirë edhe përkrahjen e plotë për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por ne bëjmë dallim për aplikimin për statusin e kandidatit në BE ku ne thamë se s’është koha e duhur shkaku i shteteve mosnjohëse.  Pika tjetër ku kemi kritika është ku strategjia për energjinë, ku na duhet bashkëpunim më i mirë me shoqërinë civile. Energjia në Kosovë prodhohet nga qymyri”, tha Von Cramon.

Më tej ajo tha se kanë ripërsëritur nevojën që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

“Një tjetër pikë e rëndësishme është liberalizimi i vizave, ku ne sërish kemi theksuar nevojën që liberalizimi i vizave të ndodhë dhe procesi është bllokuar në Këshillin e BE-së dhe këtë e kemi adresuar te qeveritë e Francës dhe Holandës”, tha Von Cramon.