Von Cramon kundërshton Lajçakun: Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës s’na dërgon askund

schedule17:23 - 23 Tetor, 2020

schedule 17:23 - 23 Tetor, 2020

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka dalë kundër deklaratës së të dërguarit special  të BE-së Miroslav Lajçak për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

Von Cramon përmes një postimi në Twitter, shkruan se nuk pajtohet me qëndrimin e Lajçak duke thënë se ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës nuk dërgon askund.

“As unë nuk pajtohem me lëvizjen e fundit të Miroslav Lajçakut. Nuk mendoj se të flasësh për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës na çon diku”, shkruan Von Cramon.

Ndërkohë deputetja e Parlamentit Evropian e ka quajtur si deklaratë shumë të mirë atë të ambasadorit të Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, Christoph Heusgen, i cili i reagoi Ivica Daçiçit se të gjithë fjalimin e ka copy-paste dhe nuk përmend asnjëherë faktin se Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë.

“Absolutisht e vërtetë. Një deklaratë shumë e mirë e ambasadorit të Gjermanisë në OKB”. /acbnews.al