“Volkswagen” shet asetet në Rusi

schedule17:03 - 19 Maj, 2023

schedule 17:03 - 19 Maj, 2023

Prodhuesi gjerman i automjeteve “Volkswagen” i ka shitur një kompanie ruse asetet e tij në Rusi.  Në një deklaratë me shkrim nga “Volkswagen” thuhet se kompania ka përfunduar shitjen e aseteve të saj në Rusi, kompanisë ruse “Avilon”.

Në kuadër të marrëveshjes është shitur edhe kompleksi i prodhimit që i përket kompanisë dhe që ndodhet në Kaluga, thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se marrëveshja është miratuar edhe nga ana e zyrtarëve rusë.

Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” në lajmin e saj të datës 12 maj tha se marrëveshja ishte në vlerë prej 125 milionë dollarësh. Më parë në Rusi, asetet e kompanive “Mercedes”, “Renault” dhe “Nissan” iu transferuan qeverisë ruse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!