Volejboll/ Ditë historike për Tiranën, bardheblutë shpallen kampionë pas 28 vitesh

schedule22:25 - 30 Prill, 2022

schedule 22:25 - 30 Prill, 2022

Tirana ia ka dalë të shpallet kampione e Shqipërisë në volejboll për meshkujt, pasi fitoi ndeshjen e katërt kundër Erzenit me rezultatin 2-3 (23:25; 23-25; 25-21; 25:15; 13;15). Për herë të fundit e kishte fituar në vitin 1994.

Bardheblutë e mbyllën serinë e finaleve në playoff 3-1, por nuk e patën të lehtë edhe pse i kishin fituar dy ndeshjet e para. Shijakasit befasuan pak ditë më parë në kryeqytet dhe sot u munduan ta çonin gjithçka në një finale të madhe në Tiranë.

Gjithsesi djemtë e drejtuar nga Arban Sako nuk ia dolën dot. Tirana, që ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë këtë sezon, e nisi mirë dhe i fitoi dy setet e para me rezultatin 25-23.

Pavarësisht kësaj, Erzeni nuk u dorëzua. Ata fituan setin e tretë 25-21 dhe dominuan totalisht në setin e katërt, që përfundoi 25-12. Gjithçka u barazua në 2-2 me sete dhe seti final ishte i barabartë, deri në 13-13. Më pas Tirana fitoi dy pikët e radhës dhe festoi titullin e dhjetë në historinë e saj. /f.a/abcnews.al