“VOL-VO4”, gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit të PS

schedule12:51 - 27 Janar, 2020

schedule 12:51 - 27 Janar, 2020

Gjykata Penale e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj Arben Çukos, ish deputetit të PS.

Çuko u hetua  fillimisht nga Krimet e Rënda si pjesë e dosjes 399 i dyshuar për korrupsion në periudhën që mbante postin e drejtorit të Burgjeve për trasferimin e një të burgosuri.

Arben Çuko ra në pranga në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor të vitit të kaluar dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Emri i ti tij doli në përgjimet e grupit Avdylaj. Çuko akuzohej se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!