Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ditën e sotme ka zhvilluar në takim më komunitetin rom, në zonën e Nish-Tullës në Durrës.
Gjatë këtij takimi një qytetare u shpreh se janë në situatë të vështirë dhe se nuk kanë marrë asnjë ndihmë ekonomike. Edhe në këtë situatë të pandemisë ata theksojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti dhe se fëmijët nuk kanë mundur të ndjekin mësimet online.
“Jam pa punë , pa asistencë, pa përkrahje sociale. Jemi shtatë persona në shtëpi. Nuk kam asnjë ndihmë nga shteti. Mësimet online nuk kanë pasur mundësi t’i ndjekin”, u shpreh ajo.
Vokshi nga ana tjetër tha se do të kenë mbështetjen e munguar nga qeveria aktuale.
“Nuk do të japim lëmoshë, do t’ju integrojmë në shoqëri. Kjo qeveri nuk e realizon dot, por në do të vazhdojmë të jemi me ju”, tha Vokshi.
/abcnews.al/