Vokshi: E papranueshme që zëdhënësja e Ramës të emërohet në krye të AMA-s

schedule16:48 - 6 Korrik, 2021

schedule 16:48 - 6 Korrik, 2021

Partia Demokratike ka denoncuar vendosjen e zëdhënëses së Partisë Socialiste në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive.

Nëpërmjet një konference për mediat, Vokshi i bën thirrje kryeministrit Rama të tërhiqet nga ky vendim sipas saj antidemokratik.

“Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg”, është shprehur Vokshi.

Më tej ajo thekson se nesër është koha që qeveria të tërhiqet dhe të mos dëmtojë më shumë imazhin e Shqipërisë, demokracia e së cilës thotë,- Vokshi është e kërcënuar nga një regjim autoritar që qëndron në pushtet me vota të vjedhura.

Fjala e plotë:

Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij.

Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri.

Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg.

Nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kercënuar nga nje regjim autoritarist që qendron në pushtet me votë të vjedhur!/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!