Vokshi: Administrata u kthye në spiune partie, Manastirliu angazhoi vartësit për të përgjuar

schedule16:00 - 17 Korrik, 2021

schedule 16:00 - 17 Korrik, 2021

Deputetja e zgjedhur Albana Vokshi nga Kuvendi Kombëtar i PD-së që po zhvillohet ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve lëshoi akuza të forta në drejtim të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bashkisë së Tiranës, por edhe institucioneve të tjera qendrore dhe vendore në lidhje me procesin zgjedhor të 25 Prillit.

Vokshi akuzoi Manastirliun se përmes punonjësve shtetërore të kthyer në patronazhistë kishte informacion për cdo qytetar duke i spiunuar dhe përgjuar. Megjithatë, tha më tej Vokshi, PD sërish në dy njësitë që ajo ishte drejtuese, 9 dhe 11, u rrit, por theksoi se nëse do të ishte garë e ndershme PD do të kishte fituar.

Punonjësit shtetërore janë kthyer në spiunë partiakë për të përgjuar qytetarët e pafajshëm. Ogerta Manastirliu duke pasur informacionin e dërguar nga patronazhistët ka angazhuar të gjithë nëpunësit në varësi të saj. Kështu rreth 70 patronazhistë në varësi të Manastirliut kanë patronazhuar, spiunuar më shumë se 7 mijë qytetarë në njësinë 9.

Ndërkohë nëse bëjmë krahasimin në njësinë nr. 11, Ogerta Manastirliu kishte vendosur në dispozicion të Ulsi Manjës rreth 20 patronazhistë që përgjonin rreth 1300 votues, pra duket diferenca, si Manastirliu ka shpërdoruar postin. Në njësinë 11 është administrata e bashkisë Tiranë që mban kampion, rreth 100 patronazhistë, punonjës të bashkisë Tiranë që spiunonin mbi 10 mijë votues. Po Evis Kushi që vendosi në dispozicionin jo vetëm administratën e ministrisë, por drejtuesit e shkollave u bënin presion mësuesve.

Është i rëndë fakti që shumë drejtorë dhe mësues janë patronzhistë në shkelje flagrante të ligjit. Legalizimet në shumicën e herëve shpërndaheshin vetë nga Manastirliu apo Manja, ju shkonin në cdo orë në shtëpi, ditën, por edhe natën. Në njësinë 9 dhe 11 u organizuan me disiplinë ushtarake qindra nëpunës të ministrisë së Shëndetësisë, OSHEE-së, bashkisë, policisë, etj.

Unë kisha përballë tërë makinerinë shtetërore. Kam bërë tre denoncime në SPAK, por SPAK-u hesht. Në njësinë nr. 9 PD u rrit më shumë se 4 mijë vota krahasuar me 2017, në degën 11 PD u rrit më shumë se 30%. Por ka hapësirë për përmirësim. Nëse do të ishte garë e ndershme PD do të ishte fituese në të dyja degët” tha ajo./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!