Deputetja e opozitës, Albana Vokshi, i ka bërë një bilanc të “1 Maj-ve” kryeministrit Rama, ku sipas saj rezultojnë një milion shqiptarë janë të papunë, 100 mijë fëmijë të paushqyer dhe 350 mijë të larguar nga vendi.
“Të vetmet vende të punës, që ka hapur Rama, në këto 5 vite, kërkojnë një cv-trafikanti apo matrapazi”, theksonte Vokshi në një postim në Facebook.
Duke iu referuar një raporti të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonaj, Vokshi shkruante se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të të punësuarëve në të zezë. Kjo shifër shkonte në 57%, gati sa dyfishi i fenomenit në rajon. Sipas saj, Shqipëria shpenzon 5 % të PBB, për bukë dhe drithëra, duke shënuar përqëindjen më të lartë në Europë, nga 1.1% që është mesatarja e BE-së. Deputetja Vokshi shprehej se kryeministri Rama, qëllimshëm, me politika antisociale ka ulur mjerimin këmbëkryq në vatrat shqiptare. /abcnews.al