Një nga anëtarët e grupit “The Four Seasons”, Tommy DeVito ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar miku i tij, aktori Alfred Nittoli përmes një postimi në ‘Facebook’.
“Shoku im i dashur Tommy ka vdekur mbrëmjen e kaluar në Las Vegas në orën 9:45. Unë u njoftova nga vajza e tij Darcel”, u shpreh ai.
Ndërkohë NJ.com raportoi se Tommy vdiq nga koronavirusi.
DeVito, Valli, Gaudio dhe Nick Massi ishin anëtarët e grupit “The Four Seasons”, të cilën sollën hite të mëdha përfshirë, “Big Girls Don’t Cry”, “Sherry” dhe “Walk Like a Man”. Ai njëherësh u bë pjesë në Rock and Roll Hall of Fame në 1990.
DeVito ka qenë i martuar me Edda, e cila gjithashtu ndërroi jetë këtë vit, më 30 korrik. l.k/abcnews.al