Vogue nuk vendos foto në kopertinë, zgjedh vetëm ngjyrën vjollcë për të nderuar Mbretëreshën

schedule18:56 - 14 Tetor, 2022

schedule 18:56 - 14 Tetor, 2022

Kopertina e numrit të nëntorit të revistës britanike “Vogue” do të jetë ndryshe. Asnjë foto, por me ngjyrë vjollce mbretërore të theksuar, do të jetë një nderim për Mbretëreshën Elizabeth. Vetëm në fund do të ketë fjalët me shkronja të mëdha “Madhëria e saj, Mbretëresha” së bashku me mbishkrimin “1926-2022”.

Publikimi i këtyre kopertinave, është traditë për revistën. Që nga numri i parë i British Vogue (1916) është hera e tretë që nderon vdekjen e një mbreti në këtë mënyrë të veçantë. Në vitin 1936 ajo përkujtoi vdekjen e Mbretit George V dhe në 1952 të Mbretit George VI.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by British Vogue (@britishvogue)

Revista shpjegoi zgjedhjen për të përdorur ngjyrën vjollcë : “Në shekullin e 16-të, Elizabeth I lejoi vetëm rrethin e saj të brendshëm të vishte vjollcë, ndërsa Elizabeth II, gjatë kurorëzimit të saj në Westminster Abbey, kishte veshur, ndër të tjera, një pelerinë prej kadifeje 22 metra e gjatë dhe kurora perandorake, në ngjyrë vjollcë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!