Vogëlushi viral në rrjetet sociale: Kur të rritem do bëhem drejtues i Ballkanit Perëndimor, të bashkojë tokat shqiptare

schedule10:11 - 16 Korrik, 2024

schedule 10:11 - 16 Korrik, 2024

Ilir Xhaferri është 7-vjeçari, i cili është bërë viral në rrjetet sociale, fal videove me shumë shikueshmëri.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai së bashku me motrën e tij, Brontea, kanë treguar si nisën të bënin videot, të cilat tashmë pëlqehen nga të gjithë.

Sakaq, ai ka treguar se kur të rritet dëshiron të bëhet lider i Ballkanit Perëndimor, pasi do të bashkojë të gjitha tokat shqiptare, që i kanë marrë të huajt. Ndërkohë, nuk kanë munguar dhe batutat e vogëlushit, që i ka bërë të gjithë qeshin.

“Vjehrra e mamit është, unë nuk po gënjej. Motra kujdeset shumë mirë për mua. Ndonjëherë, kur nuk është mami në shtëpi dhe më merr nga shkolla, ne dalim hamë ndonjë sufllaqe fshehurazi mamit.

Unë mbarova në klasën e parë me të gjitha dhjeta. Tani kam famë, njerëzit më thonë në rrugë, ‘Uaa Iliri, ai i vjehrrës së mamit’.

Kur të rritem dua të bëhem drejtues i Ballkanit Perëndimor. Dua të bashkojë tokat tona shqiptare që na i kanë marrë vendet e huaja, unë do t’i bashkojë dhe do të formojë Shqipërinë të gjithë”, tha ai.

 “Ne kemi 15 vite diferencë motër dhe vëlla. Mua emrin ma ka vendosur mami, është një emër i veçantë, por askush nuk ma shqipton siç duhet.

Duke qenë se unë nuk isha në Skrapar, por jetoj në Tiranë, më dërgoi mami një video, të cilën e hodha në rrjetin tim social të Instagramit dhe e pash që aty mora shumë komente dhe më pas thash po e hedh në TikTok dhe aty morëm shumë shikueshmëri”, u shpreh motra, Brontea./abcnews.al