Vogëlushi shpëtohet nga i nxehti përvëlues (Foto)

schedule21:45 - 23 Qershor, 2019

schedule 21:45 - 23 Qershor, 2019

Një djalë vetëm 18 -muajsh është shpëtuar nga kalimtarët e rasti të cilët kanë thirrur ekipin zjarrfikës, pasi ishte lënë brenda në makinë nga prindërit.

Foshnja u shpëtua nga i nxehti përvëlues dhe kishte më shumë se një orë që qëndronte i vetën më makinë, ndërsa jashtë temperatura ishte shume e lartë.

Kalimtarët e rastit kishin dëgjuar të qarat e fëmijës dhe kishin tentuar ta nxirrnin nga makina. Por në ndihmë u kishte ardhur ekipi zjarrfikës, i cili kishin thyer xhamin e makinës dhe kishin shpëtuar vogëlushin. Sipas Daily Mail ngjarja ka ndodhur të shtunën në një park makinash në Saffron Walden, Essex.

Dëshmitarët e kanë përshkruan ngjarjen si të pabesueshme ndërsa polica ka njoftuar nënë e fëmijën e cila shikohet ta ketë marrë djalin në krah./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!