Vogëlushi shpërtheu në lot pas golit të Polonisë, kontaktohet nga futbollisti i njohur

schedule08:20 - 15 Tetor, 2021

schedule 08:20 - 15 Tetor, 2021

Shqipëria humbi me rezultatin 0-1 ndaj Polonisë në Air Albania. Mes shumë tifozëve që e përjetuan keq këtë rezultat, ishte dhe 7-vjeçari Amar Hasani, i cili u bë viral me reagimin e tij. Ishte babai, Hasani që ndau një video në rrjete sociale të vogëlushit, kur shpërtheu në lot pas humbjes së Shqipërisë, e cila më pas u bë virale.

Gjatë një lidhje me Skype për “Abc-ja e mëngjesit”, babai i vogëlushit tregoi se Amari është një tifoz i flaktë i kombëtares.  Ai tha se kanë kontaktuar dhe me futbollistin e njohur Klaus Gjasula. Që nga viti 2004 jam tifoz i rregullt i Kombëtares dhe viteve te fundit me të gjithë anëtarët e familjes jemi në stadium.

LEXO EDHE: VIDEO/ Dashuria për ngjyrat “kuqezi”, lotët e vogëlushit pas golit të Polonisë prekin një komb

Ka pasur dhe ndeshje që kemi përcjellë jashtë Shqipërisë, si në Moldavi. Kështu Amarit që nga mosha 3-vjeçare, filluam t’i vendosnim shallin, flamurin, i flisnim gjithmonë për kombëtaren. Ishte ndeshja e parë e Amarit, ka një vit e më shumë që insiston që ta marr në stadium.“, tha ai.

Duke komentuar momentin kur kuptoi se i biri po qante për humbjen, ai tha: “Mendova se u ul për shkak se ishte i lodhur, dhe po e pyesja u lodhe, nuk fliste. Dhe për një moment ktheva kokën kur shoh që kishte filluar të qajë. Për një moment thashë ta filmoj.“, tregoi ai.

/abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!