Vodhi rreth 172 litra naftë nga ekskavatori në kantierin e ndërtimit, lihet në burg 35-vjeçari në Vorë e blerësi

schedule11:55 - 11 Korrik, 2022

schedule 11:55 - 11 Korrik, 2022

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Petrit Kodrën dhe Julian Subashin, të arrestuar për vjedhjen e një sasie karburanti në Vorë.

Togat e zeza i lanë në burg dy të rinjtë të cilët akuzohen për vjedhje në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë,  nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Julian Subashi ka vjedhur rreth 172 litra karburant, nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas ia ka shitur shtetasit Petrit Kodra i cili ishte në dijeni që karburanti që kishte blerë, ishte i vjedhur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!