Vodhi para në marketin ku punonte, ndalohet 37 vjeçarja në Tiranë

schedule11:37 - 28 Shtator, 2024

schedule 11:37 - 28 Shtator, 2024

Një 37 vjeçare është ndaluar nga policia e Tiranës për vjedhje.

Sipas policisë, kjo shtetase ka vjedhur shuma parash në një market ku ishte e punësuar si arkëtare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasen J. S., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur shuma parash, në një market ku ishte e punësuar si arkëtare.”, njofton policia. /abcnews.al