Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë pas 8 vitesh në kërkim kombëtar për vjedhjen me dhunë të një aparati celular.
Eduart Haxhia është arrestuar në aeroportin e Rinasit .
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi në vitin 2014, në rrugën “Ylbere Bylykbashi” i ka vjedhur me dhunë aparatin celular, një shtetaseje.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Punishment”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Punishment”.
Në kuadër të këtij operacioni, në PKK Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
– Eduart Haxhia, 28 vjeç, banues në Paskuqan.

/abcnews.al./