Vodhi një tas floriri me vlerë 60 mijë euro, arrestohet i riu në Japoni

schedule17:39 - 13 Prill, 2024

schedule 17:39 - 13 Prill, 2024

Policia e Tokios arrestoi Masaru Horie me dyshimin se kishte vjedhur një tas prej ari të pastër me vlerë rreth 10 milionë jen (60,850 euro) nga një dyqan në Tokio, thanë burimet hetimore.

Horie 32-vjeç dyshohet se vodhi tasin rreth orës 11:40 të mëngjesit të së enjtes në një ekspozitë speciale të shitjeve në dyqanin Takashimaya në qendër të Tokios.

Ai i pranoi akuzat, tha policia, dhe u tha atyre se “shiti tasin” në një dyqan në Tokio që blen mallra nga individë privatë.

Pamjet e sigurisë tregojnë një burrë me syze me kapuç gri dhe pantallona të zeza duke vendosur një tas në çantën e tij përpara se të ikë.

Punonjësi ka denoncuar vjedhjen në polici rreth orës 12:15, pasi ka kuptuar që tasi mungonte.

Hetuesit besojnë se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në metro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!