Një 62-vjeçar ka vjedhur një kamionçinë dhe teksa ka tentuar të largohej është përplasur me automjetet e tjera në parkim. Mësohet se ai ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.
Si pasojë, policia e Kamzës ka bërë të mundur arrestimin e 62-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin 62 vjeç, banues në Korfuz, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ky shtetas, më datë 19.05.2024, rreth orës 02:00, në Paskuqan 2, në një parkim privat, ka vjedhur një automjet tip kamionçinë, dhe gjatë tentativës për tu larguar është përplasur me disa automjete të parkuara. Pas testimit me AquilaScan, 62-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al