Një 27-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka vjedhur në ambientet e spitalit “Xhaferr Kongoli” në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor “The End”. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu është autor edhe i një sërë vjedhjesh të tjera.
I arrestuari, autor edhe i disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në qytetin e Elbasanit, gjatë këtij viti.
-Më datë 23.03.2022, në rrugën “Rinia”, i ka vjedhur çantën e dorës, një shtetaseje;
-Më datë 21.05.2022, ka vjedhur 2000 euro, në banesën e një shtetasi;
-Më datë 08.08.2022, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë natës, ka vjedhur me thyerje, në banesën e një shtetaseje, ku ka marrë sende me vlerë 100 000 lekë të rinj;
-Më datë 14.09.2022, në lagjen “Vullnetari”, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë në brendësi të tij, 10 000 lekë të rinj.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/