Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 38 vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje. Mësohet se ai kishte vjedhur 17 mijë euro në banesën e vëllait të tij në muajin prill të vitit 2023.
Nën hetim është vënë edhe bashkëshortja e tij, e cila akuzohet si bashkëpunëtore në këtë vjedhje. Policia ka sekuestruar edhe automjet që dyshohet se është blerë me paratë e vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme./abcnews.al