I këpuste grave varëset nga qafa, arrestohet hajduti në Fier

schedule13:37 - 15 Nëntor, 2019

schedule 13:37 - 15 Nëntor, 2019

Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të varëseve nga qafa me dhunë të ndodhura në Fier dhe Lushnje, policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar.

Nga shërbimet e policisë Fier dhe Lushnjë, u finalizua operacioni i koduar “Gold” ku në përfundim të tij u bë ndalimi i shtetasit: E.B., 24 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Policia njofton se në përfundim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i 5 vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë dokumentuan këto 2 ngjarje:

  • Në datën 09.11.2019, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjes, dyshohet se ka vjedhur me forcë varësen nga qafa shtetases F.F.
  • Në datën 12.11.2019, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjes, dyshohet se i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt shtetases E.H dhe është larguar me vrap.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është 24-vjeçari nga Ura Vajgurore.

Komisariati i Policisë Lushnje sqaron se në datën 03.09.2019 në lagjen “Liri Gero” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases A.Xh.

Ndërsa në datën 29.10.2019, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases F.P., dhe në datën 31.10.2019, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases N.M.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnjë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.abcnews.al