Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vjedhur në lagjen nr. 18, Korçë, në bodrumin e e një hoteli, disa metra kabllo elektrike.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 29-vjeçari, më datë 15.11.2022, në bulevardin “Republika”, në Korçë, ka vjedhur një shumë të vogël parash, në një objekt kulti (kishë).
I arrestuari është identifikuar me iniciale M.Sh, banues në Korçë.
/abcnews.al/