Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka vjedhur në një banesë, një shumë parash dhe disa bizhuteri.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur në një banesë, një shumë parash dhe disa bizhuteri“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al