Edlir Sejdini me detyrë ekonomist në qendrën shëndetësore Nr.3 në Elbasan është arrestuar. ABC mëson se Edlir Sejdini ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar listën e prezencës së punonjësve, dhe duke përvetësuar kështu një vlerë prej 30 milionë lekësh pranë qendrës shëndetësore.
Arrestimi i tij u bë pas hetimeve disa mujore të seksionit të krimit ekonomik pranë drejtorisë së policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan. Sipas burimeve të ABC, 35-vjeçari kishte rreth dy vite që përvetësonte shumë parsh. Ndaj tij tashmë rëndon akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Ndërkohë, vijon hetimi për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të tij pasi dyshohet. sb/abcnews.al/