Vodhi 172 litra karburant nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe e shiti, në pranga 35-vjeçari në Tiranë

schedule09:26 - 10 Korrik, 2022

schedule 09:26 - 10 Korrik, 2022

Një 35-vjeçar nga Vora është vënë në pranga pasi ka vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte nga një eskavator në një kantier ndërtimi. 35-vjeçari J. S., u arrestua me finalizimin e operacionit “Fuel”, të organizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai ka vjedhur rreth 172 litra karburant, nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas ia ka shitur 31-vjeçarit P. K., i cili ishte në dijeni që karburanti që kishte blerë, ishte i vjedhur.

Në pranga u vu edhe blerësi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!