Vodhën sende me vlerë rreth 15 mijë euro në një banesë, arrestohen 3 të rinj dhe pronari i një argjendari në Tiranë

schedule16:43 - 18 Shtator, 2024

schedule 16:43 - 18 Shtator, 2024

Tre të rinj dhe pronari i një argjendari në Tiranë kanë përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se ata kanë vjedhur sende me vlerë rreth 15 000 euro në një banesë, ndërsa argjendari ia blerë për t’i shitur në dyqanin e tij.

Ndërkohë, blutë i kanë sekuestruar sendet e vjedhura, automjetin me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët, veshjet që kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe aparatet e tyre celulare.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Komisariatit të Policisë Krujë, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Falco”.

Vodhën sende me vlerë rreth 15 000 euro në një banesë, arrestohen 3 shtetas.

Arrestohet gjithashtu një 34-vjeçar, pronar i një argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga 3 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen sendet e vjedhura, automjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët, veshjet që kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe aparatet e tyre celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Falco”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

25 vjeç, 21 vjeç, dhe 23 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/25 e Kodit Penal;

– 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën “Astrit Losha”, shtetasi ka ruajtur shtetasin i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro. Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit.

Materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!