Rei Syla dhe Artur Pashkaj, dy autorët që vodhën para në kasafortën e një marketi në Tiranë, rezultojnë me precedentë penalë si vjedhje dhe grabitje.
Ata u zbuluan, edhe pse ishin të maskuar në momentin e vjedhjes, pasi në një zonë që kishte kamera sigurie ata, para se të shkonin në banesat e tyre, hoqën kapuçët dhe maskat.
Kasaforta e marketit kishte 15 milionë lekë të vjetra brenda, por atyre iu janë sekuestruar 8 milionë lekë.
Policia e ka të paqartë akoma nëse kanë pasur bashkëpunëtorë nga brenda marketit, pasi derën e kanë hapur me çelës dhe pa thyerje./abcnews.al


