Katër të mitur janë proceduar penalisht për vjedhje. Mësohet se të miturit, të moshave 14 dhe 15 vjeç, kanë vjedhur disa pjesë automjetesh në një biznes në autostradën Tiranë-Vorë.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, të cilën ky shtetas e publikonte dhe në rrjete sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al